Të dielën në darkë, 4 raketa goditën aeroportit ndërkombëtar të Bagdadit, ku zyrtarët amerikanë fajësuan për sulmin Iranin dhe forcat e tij.
Raketat goditën një ndërtesë të quajtur ‘Qendra e Ndihmës Diplomatike’, e vendosur në anën e kundërt të aeroportit nga pista civile dhe terminali i pasagjerëve, ku janë të pranishëm personeli ushtarak amerikan, raporton FoxNews.
Raketat u ulën midis 100 dhe 400 jardë larg nga civilët dhe trupat amerikane, tha një zyrtar.
Pesë ushtarë irakenë u plagosën nga, sipas autoriteteve. Nuk është e qartë se sa të rënda kanë qenë dëmtimet.
Sulmi i fundit me raketa, i nënti që nga fundi i tetorit, vjen pasi Sekretari i Mbrojtjes Mark Esper, po mendon për të shtuar përforcime në Lindjen e Mesme, për të penguar Iranin.