Joe Biden: Kosova duhet të jetë shtet i pavarur, jo pjesë e Serbisë

Kandidati i Demokratëve për president të SHBA-ve, Joe Biden ka folur për marrëveshjen Kosovë – Serbi të arritur sot në Shtëpinë e Bardhë.

Demokrati thotë se nuk ka njohuri për marrëveshjen, por që Kosova duhet të jetë e pavarur dhe jo pjesë e Serbisë, shkruan portali arbresh.info.

NOA

“Nuk e di çka është marrëveshja të cilës po i referoheni, por ajo që them në lidhje me Serbinë në Kosovë, është që Kosova duhet të jetë e pavarur dhe jo pjesë e Serbisë. Kam kaluar shumë kohë atje, nuk e di se marr me mend që është përforcuar ajo, por nuk e di nga ajo çka po thuhet”, deklaroi Biden.

Kujtojmë se Biden ishte në vizitë në Kosovë sa ishte zëvendëspresident në administratën e Barack Obamës.