Jahti superluksoz bëhet gati për manjatin rus

521
Superjahti me vlerë 450 milionë dollarë është nisur një natë më parë nga porti i Nobiskrugut në Gjermani me destinacion jugun e Spanjës, ku do t’i nënshtrohet testimeve të fundit para se t’i kalojë pronarit të tij, manjatit rus Andrey Igorevich Melnichenko.
Jahti ka një gjatësi prej 142 metrash, tre direkë nga 100 metra lë lartë dhe ka 8 kate. Ai vlerësohet si jahti më i shtrenjtë dhe më i madh i ndërtuar deri tani.
Manjanti rus, Melnichenko, i cili ka një pasuri prej 13.4 miliardë dollarë e ka quajtur atë “Sailing Yacht A”. “Bukuria e këtij jahti është mahnitëse dhe dizajni i habitshëm. Kudo ai do të lundrojë do të bëhet objekt bisedash”, ka thënë drejtori i projektit.
Sigal