Ja sa fitojnë refugjatët në shtetet e BE

351
Fluksi i refugjatëve nuk ka të dalur në Evropë, por secili vend ka politika të ndryshme nga shtetet tjera sa i takon mikpritjes së refugjatëve. Disa shtete dhurojnë më tëpër, disa më pak, ndërsa ca të tjera aspak.
Më poshtë, gazeta kombëtare Bota sot, u sjell informacione të përgjithshme mbi politikat e refugjatëve dhe azilkërkuesve në BE, duke u fokusuar kryesisht te të ardhurat që fiton një refugjat dhe nga sa të tillë ka në secilin shtet të BE-së.
Austria
Nga fillimi i Janarit deri në fillim të Shtatorit në Austri kanë aplikuar për azil 46.133 persona, ndërsa 200.000 të tillë kanë kaluar tranzit vetëm gjatë Shtatorit. Secili refugjat fiton 50 euro në muaj, ndërsa ushqimin e ka gratis ose 5 euro në ditë, për të blerë ushqim. Ndërsa personat që jetojnë në shtëpitë me qira ose familjet refugjate fitojnë 150 dhe 300 euro respektivisht. Përveç kësaj, secila familje merr 210 euro në muaj për ushqim, 100 euro në muaj për çdo fëmijë, 150 euro në vit për veshje dhe 200 euro për shkollim. Azilantët janë të siguruar.
Gjermani
Rreth 577.000 refugjatë kanë udhëtuar brenda 9 muajve të parë të 2015, ndërsa mendohet se 290.000 të tjerë janë të paregjistruar.
Refugjatët kanë ushqim falas dhe fitojnë 143 euro në muaj. Pas tre muajsh, atyre ju shtohen të ardhurat në 216 euro. Për secilin fëmijë jepen 92 euro shtesë, ndërsa për ushqim shtesë shteti jep 359 euro për të rriturit dhe 269 euro për fëmijët në muaj.
Belgjika
Belgjika ka 22.500 refugjatë të regjistruar nga Janari në Shtator, ndërsa deri në fund të vitit nga qeveria janë paraparë fonde për 40.000 të tillë.
Ata fitojnë 29.60 euro në muaj dhe kanë pa pagesë ushqimin dhe teshat në disa dyqane shtetërore. Kush jeton në shtëpi me qira, fiton 276 euro në muaj, ndërsa 666,80 deri 738,80 euro në muaj. Gjithashtu refugjatët nuk paguajnë për medikamente dhe kontrollet nëpër spitale.
Bulgaria
Në Bulgari ka 10.000 refugjatë të regjistruar, ndërsa ata fitojnë 153 euro në muaj dhe dy herë në muaj shteti u dërgon pako higjienike me vlerë prej 5 euro.
Çekia
805 është numri i refugjatëve, ndërsa shteti nuk parasheh rritjen e tyre, për shkak të politikave anti-refugjatëve. Nëse të pranohet azili shteti të paguan strehimin, ndërsa të jep edhe 13 euro në muaj. Pas një viti ke të drejtë pune.
Danimarka
Në gadishullin verior të Gjermanisë kanë aplikuar vetëm 7000 për azil. Ata tani fitojnë 800 euro në muaj nga 1450 euro që ishte para pak kohësh. Kush jep testin e gjuhës fiton 200 euro ekstra. Strehimi është pa pagesë.
Estonia
Estonia ka pasur vetëm 144 azilkërkues, prej ku shteti u jep 99 euro kesh në muaj dhe 35 euro për veshmbathje.
Finlanda
18.000 refugjatë janë regjistruar në Finlandë prej Janarit, ndërsa deri në fund të vitit kanë paraparë edhe 50.000 vende të lira. Përveç pagesave ndaj ushqimeve, shteti u jep kesh 76,29 euro në muaj, ndërsa 267,20 euro marrin personat që jetojnë privatisht.
Francë
Deri në fund të Gushtit ka pritur më shumë se 40.000 refugjatë, ndërsa ka vende edhe për 25.000 të tjerë gjatë 2015.
Azilantët kanë të drejtë të qëndrojnë në një nga 300 kampet e azilantëve dhe fitojnë 11,45 euro në ditë ose 343,50 në muaj. Ata duhet vetë të blejnë ushqim, por ka markete të veçanta ku ka lirime speciale për ta. Janë të privuar nga pagesa e kontrolleve spitalore.
Greqia
Pavarësisht se në Greqi kanë kaluar afërsisht gjysëm milion refugjatë, vetëm 8500 kanë qëndruar atje si azilantë. Greqia nuk jep të holla kesh për refugjatët, por vetëm disa shtretër për gjum, bile edhe ushqimet më shumë paguhen nga organizatat jo qeveritare.
Britania
Në Britaninë e Madhe janë regjistruar 19.000 refugjatë, deri në funt të Gushtit. Në javë një refugjat merr 50 euro, ndërsa një grua me barë ose fëmijë të vogël merr nga shteti 57 euro në javë. Gjërat tjera elementare si shkollimi dhe sigurimi paguhen nga shteti.
Irlanda
Irlanda ka vetëm 2000 refugjatë, prej të cilëve shteti përveç pagesave elementare të shkollës dhe sigurimit u jep kesh 19,10 euro në jave dhe 9,60 euro për një fëmijë të vogël. Ushqimi dhe flejtja gjithashtu është i paguar nga shteti.
Italia
Me 39.000 refugjatë, Italia u lejon refugjatëve të drejtë pune dhe 2.5 euro në ditë. Pagesat e ushqimeve dhe sigurimit janë të paguara nga shtetit.
Kroacia
Njihet si vend tranzit dhe jo si vend për pritjen e refugjatëve. Shteti u paguan qiranë 120 azilantëve në, por nuk u jepen para kesh.
Letonia
Letonia ka vetëm 181 azilantë, ndërsa qeveria ka paraparë të marrë edhe 776 të tjerë brenda dy vjetësh. Secili sosh merr 66 euro në muaj, ndërsa shteti paguan shpenzimet bazë si shkollimin dhe ushqimet.
Sigal