Ditët në vijim mot me vranësira dhe kthjellime

530
Gjatë ditëve të ardhshme parashikohet të mbajë mot më i ngrohtë dhe pjesërisht i vranët, me intervale më të gjata me diell. Sot paradite vende-vende priten mundësi për reshje lokale shiu. Temperaturat maksimale do të ngriten deri në 20C. Nga dita e premte pritet të mbajë mot kryesisht me vransira dhe herëpashere me reshje shiu, të cilat pritet të vazhdojnë edhe të shtunën paradite. Më pas vransirat pritet të shpërndahen dhe priten edhe kthjellime. Temperaturat maksimale do të luhaten nga 18C deri 19C. Temperaturat minimale gjatë këtyre ditëve do të luhaten nga 8C deri 10C. Era do të fryejë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 3-8m/s, derisa shtypja atmosferike do të mbetet e lartë mbi vlera normale.
Sigal