Ndihmoi shokun të rrëmbejë të dashurën, arrestohet

412
Një djalë i ri 22-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Durrësit, pasi ndihmoi shokun të rrëmbente ish-të dashurën e tij. Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën “Heqja e paligjshme e lirisë”, për Amarildo Hysenbelliun, me banim në Tiranë. Hysenbelliu në bashkëpunim me 21-vjeçarin K. Dako, kanë goditur dhe kanë marrë me forcë në makinë 20-vjeçaren, K.A., pasi Dako e ka patur të dashur.
Sigal