Sigal

Një 38-vjeçar shqiptar po lufton me vdekjen Bolonja të Italisë, si pasojë e një aksidenti të rëndë të punë.

Sipas asaj që raportojnë mediet italiane, shqiptari, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, u godit nga një tub çeliku që ra nga një skelë.

Po të njëjtat burime thonë se, në fillim gjendja e tij nuk u duk e rëndë edhe për shkak se mbante në kokë kaskën e mbrojtjes, sipas rregullores, por u përkeqësua me shpejtësi pas disa minutave.

Mësohet se shqiptari iaksidentuar po kryente punime ristrukturimi në një shtëpi koloniale kur gjatë çmontimit të skelës tubi u shkëput e i ra në kokë.