Ndaluan karateistët e Kosovës, Thaçi: Serbia po tenton të politizojë edhe sportin

495
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se Serbia po tenton të politizojë edhe sportin, i cili sipas tij duhet t’i bashkojë popujt dhe jo t’i ndajë. Ky reagim i Thaçit vjen pas vendimit të Serbisë që karateistëve të Kosovës t’u pamundësohet pjesëmarrja në Kampionatin Evropian.
Thaçi ka thënë se ky vendim i Serbisë është kundër frymës sportive dhe rregullave elementare të Federatës Ndërkombëtare të Karatesë.
“Ndalimi i pjesëmarrjes së karateisteve kosovarë në kampionatin Evropian të karatesë për seniorë në Novi-Sad nga autoritetet e Beogradit është e papranueshme, është kundër frymës sportive dhe rregullave elementare të Federatës Ndërkombëtare të Karatesë. Me sjellje të tilla, Serbia po tenton t’i politizojë edhe sportin, i cili duhet t’i bashkojë popujt dhe jo të krijojë ndarje mes tyre”, ka shkruar Thaçi.
Sigal