Katër të burgosur shqiptarë arratisen gjatë transferimit, dy kapen

483
Katër të burgosur shqiptar në Greqi u arratisën mbrëmjen e sotme gjatë transferimit të tyre, por aventurën arritën ta vazhdonin vetëm dy prej tyre.
Ngjarja ndodhi në portin e Pireut pak pas orës 20:00 të së mërkurës, gjatë transferimit të 11 të arrestuarve nga policia nga Athina në Kretë. 
Pak para se trageti të nisej për në Chania, katër të burgosur arritën të thyenin prangat e tyre dhe u arratisën duke dalë jashtë portit.
Oficerët e policisë, me ndihmën e autoriteteve të portit, arritën t’i kapnin të dy prej tyre, ndërkohë që po punohet për kapjen e dy të tjerëve.
Shqiptarët konsiderohen si keqberes teper te rrezikshem. Njeri prej tyre, Xhuljano Halilah, eshte denuar dy here me burgim te perjetshem per vrasje.
Ndërkohë Alfons Dodi dhe Petrit Luigji, te denuar me 25 vjet per grabitje dhe trafik droge.
I arratisuri i katert, sipas mediave e ka me mbiemrin Belxhimaj dhe eshte denuar me 25 vjet per trafik droge. 
Te kater ata po vinin nga Kreta per ne Athine, qe te dergoheshin ne rrethe te ndryshme, per t’u paraqitur ne seanca gjyqesore.
Sigal