Dy policë të vdekur pas një shkëmbimi zjarri në Qytetin e Vjetër të Jeruzalemit

541
Dy policë kanë humbur jetën pas një sulmi me armë zjarri në Qytetin e Vjetër të Jeruzalemit si pasojë e plagëve të rënda, theksoi një zëdhënës i policisë.
“Dy policët ishin të moshës 22 dhe 30 vjeç”, theksoi zëdhënësi i policisë duke shtuar se një i tretë kishte marrë plagë të lehta në sulmin ku tre autorët u vranë nga forcat izraelite të sigurisë.

Tre persona hapën zjarr në Jeruzalem duke plagosur rëndë dy policë para se të vriteshin në Sheshin e Xhamive, incidenti më i rëndë i këtyre viteve të fundit në këtë zonë shumë të ndjeshme, në qëndër të konfliktit izraelito-palestinez.

Kjo ngjarje ishte edhe tema e një bisede telefonike sot mes presidentit palestinez, Mahmud Abas dhe kryeministrit izraelit, Benyamin Netanyahu.
Sigal