Itali/ Tentoi të hidhte drogën në ujë, arrestohet 38-vjeçari shqiptar

494
Sigal

Policia italiane  ka arrestuar një 38-vjeçar shqiptar, M.E, rezident në qytetin e Veronas, i akuzuar për trafik droge.

Shqiptari u pikas nga forcat e rendit teksa bënte veprime të dyshimta, ndërsa pas kontrollit iu gjet edhe lënda narkotike, e llojit kokainë.

38-vjeçari tentoi ta hidhte drogën në ujë, por pa ia arritur qëllimit.

Hetimet filluan nga një arrestim tjetër në flagrancë: e një shtetasi shqiptar që banonte në Verona, të cilit i ishin sekuestruar 40 gram hashash. Ishte në fakt një komunikim telefonik midis dy bashkatdhetarëve, gjë që tregoi se M.E. përveç punës si punëtor në ndërtim, kryente një tjetër punë “të veçantë” si trafikant droge me një numër të veçantë klientësh.

Gjatë kontrollit në banesë, shqiptarit iu gjetën edhe 2 kg drogë të tjera.

Image