Itali, shembet godina 4 katëshe, 8 përsona nën rrënoja (Foto)

537
Një pallat 4-katësh është shembur në qytetin Torre Annunziata në Napoli të Italisë. Dyshohet se nën rrënoja janë 8 persona nga dy familje, ku mes tyre mendohet se ka edhe dy fëmijë.
Autoritet italiane po punojnë për nxjerrjen nga rrënojat të personave të zhdukur. Dyshohet se ka rënë kati i tretë dhe i katërt i strukturës, ku banonin disa familje. Të afërmit e familjarëve, janë duke ndihmuar njësitë e kërkim-shpëtimit në gjetjen e personave të humbur shkruan Tg.com.

Një nënë me dy fëmijët e saj ka mundur të dalë nga rrënojat e vetme. Nuk dihen endet aryset e shembjes së ndërtesës. Fqinjët thonë se nuk kanë dëgjuar ndonjë shpërthim, por vetëm zhurmën e pallatit që po shembej.
Sigal