Qeveria në Maqedoni përgjon ndërkombëtarët?

441
Mediat maqedonase hedhin dyshimin e rëndë se, takimet mes deputetëve nuk mbeten të fshehta, pasi përgjohen nga qeveria. “Alsat M” mëson nga burime të ndryshme brenda bisedimeve, se edhe ndërmjetësi i deleguar nga Komisioni Evropian, Piter Vanhautte, ka reaguar ashpër disa ditë më parë, duke fajësuar përfaqësuesit e partisë maqedonase në pushtet për regjistrimin e paligjshëm të zyrave ku zhvillohen bisedimet.
Përfaqësuesit e partive në bisedime, nga ana tjetër, nuk e mohojnë përplasjen që ka pasur Vanhautte dhe përfaqësuesit e pushtetit për çështjen e përgjimit të mundshëm të Klubit të Deputetëve. Dyshimet e mediave lidhen me problemet e ndryshme teknike që kanë hasur deputetët me telefonat e tyre, që pas fillimit të bisedimeve për zbatimin e marrëveshjes së Përzhinos.
Sigal