Itali, policia arreston 75 të dyshuar për lidhje me Ndrangheta-n

304
Sigal

Një operacion policor mes Italisë dhe Zvicrës u krye nga policia financiare italiane, Guardia di Finanza dhe policia zvicerane për arrestimin e 75 personave të akuzuar si të lidhur me Ndrangheta-n.

Hetimi përfshiu 158 persona.

Grupi mafioz akuzohet për trafikim ndërkombëtar të drogës, pastrim parash, regjistrim fiktiv mallrash, korrupsion dhe krimeve të tjera, të gjitha të zhvilluara me metoda mafioze në mënyra të ndryshme.

Operacioni përfshiu disa eksponentë të afirmuar dhe familje të krimit të organizuar nga Kalabria.

Operacioni u koordinua nga Shërbimi Qendror i Hetimit për Krimin e Organizuar (SCICO) në Romë dhe Policia Federale Gjyqësore e Bernës.

Gjatë këtij operacioni u sekuestruan asete me vlerë 169 milionë euro.