Itali, një biberon 2300 vjeçar zbulohet në Agrigento

578
Një biberon i vogël që ka formën e një kavanozi është gjetur nga arkelogogët në Agrigentio, Itali.

Sipas ekspertëve ky kavanoz daton në shekullin e IV dhe fillimin e shekkulit të III para Krishtit.
Gjetja doli nga gërmimet në teatrin helenist të Akragas, së bashku me objekte të tjera me funksione rituale.
Kryebashkiaku i Agrigentos, Lillo Firetto, tha se ky zbulim “është një shenjë e mirë” për banorët e Agrigentos.
”Nga gërmimet e kryera deri më tani, në zbulimin e teatrit të kërkuar prej shekujsh, në pjesën e sipërme në tempullin romak, po shtohen elemente të mëtejshme të bukurisë së madhe në një vend të historisë dhe kulturës si Agrigento”, tha ai.
Ky fakt tregon se edhe në antikitet bebet përdornin biberona.
Sigal