Itali, nëntë anëtarë të “Ndraghetas” dënohen më shumë se një shekull

585
Sigal

Nëntë anëtarë të rrjetit mafioz “Ndragheta” në Cantu, Como, Itali morën secili dënime të ndryshme, që gjithsej shkojnë më shumë se 1 shekulli burgim. Prokurorja e çështjes Sara Ombra ka kërkuar në Shkallën e Parë 113 vjet burg për mafiozët e dyshuar.

I akuzuari kryesor, Giuseppe Morabito, një person me lidhje të afërta dhe familjare mafioze, mori dënimin më të rëndë me 18 vjet heqje lirie si dhe 12 mijë euro gjobë. Anëtarët e tjerë morën dënime nga 16 vjet burg deri më të ulëta, shkruan “Corriere.it”.

Prokuroria argumentoi se në bazë të provave që disponon, rrjeti funksiononte në mënyrë “perfektë” sipas metodave mafioze. Dyshohet se grupi merrej me aktivitet kriminal në zonën e Cantusë, por përdorte edhe dhunë ndaj qytetarëve që nuk bindeshin ndaj tyre. Ata kryenin edhe grabitje.

Dënimi me gjithsej 113 vjet burg për bandën është dhënë nga Shkalla e Parë e Gjyqësorit. Kjo do të thotë se vendimi mund të apelohet dhe mund të ketë dënime me më pak vjet. Ministri i Brendshëm italian Mateo Salvini, së paku publikisht ka deklaruar se do t’i shpallë luftë pa kompromis mafies.