Finlandë/ Si merret viza për emigrim dhe procedurat për lëvizje, ku dhe si kryhet intervista

1123
Integrimi

Integrimi në Finlandë i referohet zhvillimit interaktiv ndërmjet emigrantëve dhe shoqërisë, ku qëllimi është që emigrantët të fitojnë aftësi dhe njohuri të nevojshme në shoqërinë dhe jetën e punës, duke i mbështetur mundësitë për të ruajtur gjuhën dhe kulturën e tyre. Kjo do të thotë promovimin e shumëllojshëm dhe mbështetjen e integrimit të një personi në shoqëri, nëpërmjet masave dhe shërbimeve të ofruara nga autoritetet dhe palët tjera. Këto masa dhe shërbime janë të organizuara kryesisht si pjesë themelore e shërbimeve komunale, si dhe shërbimet e punësimit dhe administrimit ekonomik. Ministria e punës dhe ekonomisë është përgjegjëse për përgatitjen e çështjeve lidhur me integrimin e të huajve në Finlandë. Politika e integrimit fokusohet në çështjet që përfshijnë p.sh. nxitjen e një ndjenjë solidariteti në mesin e të huajve, përkrahjen e familjeve të emigrantëve dhe mbështetjen në punësimin e të rriturve, në veçanti kujdeset në të mësuarit e gjuhës finlandeze apo suedeze. Përveç kësaj, politikat e integrimit theksojnë integrimin si banorë të një komune si dhe drejtimin e qetë dhe nën kontroll të personave nën mbrojtje ndërkombëtare të drejtuara nga komunat duke bashkëpunuar edhe me organet më të larta shtetërore. Përfshirja e shoqërisë civile në përpjekjet e integrimit është bazë themelore e politikave të integrimit. Në vitet e fundit, emigracioni ka pasur një rritje diversiteti dhe sipas parashikimeve, numri i banorëve të huaj në Finlandë do të rritet në gjysmë milion njerëz deri në vitin 2030. Një politikë e suksesshme e integrimit kërkon angazhimin e të gjithë degëve administrative ndaj barazisë, mosdiskriminimit dhe parandalimit të racizmit, si dhe promovimin e qëndrimeve pozitive. Sistemi i punës në Finlandë. Në këtë faqe kemi sjellur një përshkrim të shkurtër rreth funksionimit të sistemit të punës në Finlandë.
Orari i punës
Orët e rregullta të punës në shumicën e rasteve janë zakonisht 8 orë në ditë dhe 5 ditë në javë që përfshijnë 40 orë në javë. Orët javore mund të rregullohen në periudha të gjata gjatë së cilës orët mesatare javore nuk i kalojnë 40 orë. Orari i punës mund të rregullohet me ligj ose me marrëveshje të ndryshme kolektive p.sh. një marrëveshje për dy apo tri javë që d.m.th se orari i punës caktohet më parë për 2 apo 3 javët e ardhshme. Secili vend i punës duhet të ketë një orar pune nga të cilat punëtorët njoftohen rreth orarit të fillimit dhe mbarimit të punës dhe gjithashtu në këtë orar mund të vendoset edhe pushimi i punëtorëve. Për të shmangur keqkuptimet e mundshme punonjësit duhet ti ruajnë të dhënat e orarit të punës dhe pagës.

Pagat

Në Finlandë nuk ka pagë të përgjithshme minimale. Marrëveshja kolektive në shumicën e degëve të punësimit përcakton pagën dhe kushtet tjera minimale të punësimit. Është gjithashtu e mundur që të bëhen marrëveshje mbi përfitimet si ushqim, banim etj përveç pagës. Pagat në marrëveshjet kolektive janë të vendosura në përgjithësi në përputhje me profesionin e punonjësve, aftësitë, përvojën dhe situata gjeografike të vendit të punës. Zakonisht pagat janë mbi 1500 euro në muaj. 
Paguaj gjatë sëmundjes

Pas punës një mujore për të njëjtin punëdhënës, punonjësit kanë të drejtë të marrin leje shëndetësore të paguar nëse ata janë të paaftë për punë gjatë kohës së sëmundjes apo lëndimit. Për të përfituar pushimin mjekësor, punëtori duhet të dëshmoj tek punëdhënësi me një letër të lëshuar nga mjeku. Në rastin e një pune që ka zgjatur më pak se një muaj, pushimi mjekësor d o të kompensohet me 50 % të pagës normale. Sipas ligjit punonjësi ka të drejtë për pushim mjekësor për 9 ditë, por zakonisht periudha e pagesës është më e gjatë në bazë të marrëveshjes kolektive.
Rritja e pagës për punën jashtë orarit

Orari i punës që kalon orët e rregullta të punës, (janë orë jashtë orarit). Jashtë orarit kompensohet me pagesë shtesë, më të lartë:
• Për dy orët e para të përditshme jashtë orarit normal pagesa duhet rritur 50 % ndërsa për orët në vazhdim 100 %
• Orët jashtë orarit të punës gjatë një jave paguhen me një rritje për 50 %. Gjatë dy jave, 12 orët e para jashtë orarit apo gjatë tri jave 18 orët e para jashtë orarit normal paguhen 50 % ndërsa pas këtyre orëve, pagesa duhet bërë dyfish.
• Të dielat paguhen gjithmonë dyfish
• Orët gjatë punës në mbrëmje dhe natën paguhen në bazë të marrëveshjes kolektive
Sigurimi i aksidenteve

Një punonjës i huaj që punon për një punëdhënës finlandez në Finlandë është i siguruar nga punëdhënësi me një sigurim të detyrueshëm të aksidenteve. Sigurimi mbulon të dy aksidentet në punë dhe gjatë udhëtimit për të punë.. Nëse një punëdhënës i huaj i ka dërguar një punonjës përkohësisht të punojnë në Finlandë, punonjësi mund të jetë i mbuluar nga sigurimi i vendit dërgues, në të cilin rast parimet e sigurimit janë paguar vetëm atje. Zakonisht, nëse vendi në fjalë është një vend i BE / EEA-së (trojet shqiptare nuk janë) apo të tjera me një marrëveshje të sigurimeve shoqërore, duhet siguruar certifikatën e sigurimit nga vendi dërgues. Në pyetjet lidhur me kompensimin e aksidentit një punonjës mund të drejtohet tek institucionet e federatës së sigurimit të aksidenteve TVL www.tvl.fi

Pushimet

Një punonjës ka të drejtë të marrë pagën edhe për kohën kur është në pushim vjetor. Normalisht ditët e pushimit grumbullohen 2 ditë për çdo muaj (kur punësimi ka zgjatur më pak se 1 vit) ose 2 ditë e gjysmë për çdo muaj kur punësimi zgjatë më shumë se një vit. Paga normale paguhet për kohën kur punonjësi është në pushim. Pushimi që i takon punonjësit nga ditët e grumbulluara për çdo muaj nuk mund të zëvendësohet me pagesë kompensimi nëse pushimi nuk mund të jepet për shkak të përfundimit të punësimit. Kompensimi i pushimeve gjithashtu duhet të paguhet edhe nëse orët e punësimit nuk i arrijnë orarin e plotë (kur orët e punës janë nën 35 orë / muaj ose 14 ditë pune / muaj). Kompensimi i pushimit është 9-11,5%, në degën e ndërtimtarisë 18.5 %, nga ditët e grumbulluara të pushimit (2 apo 2 e gjysmë çdo muaj i plotë), me përjashtim të pagave të ngritura jashtë orarit të punës ose punës emergjente. Kompensimi i pushimeve duhet paguar kur punonjësi shkon në pushim apo sipas marrëveshjes mundet edhe për çdo muaj. Sipas shumë marrëveshjeve kolektive punonjësi ka të drejtë të përfitoj para shtesë për pushim, e cila është zakonisht një gjysma e pagës së pushimit.
Aplikimi për vizë Shengen apo vizë turistike në Finlandë
Shtetasit e huaj që kanë nevojë për një vizë Shengen për të udhëtuar në Finlandë duhet të aplikojnë për vizë në një mision më të afërt finlandez ose në një mision të një vendi tjetër Shengen, i cili përfaqëson Finlandën në çështjet e vizave. Aplikimin nuk mund ta bëni më herët se 3 muaj para së të planifikoni vizitën në Finlandë. Shtetasit nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi nëse posedojnë pasaportë biometrike, nuk ju nevojitet viza ndërsa shtetasve nga Kosova ju kërkohet viza. Keni kujdes se shtetasit që jetojnë në Kosovë por posedojnë pasaporta nga Serbia, nuk mund të udhëtojnë pa vizë edhe pse shtetasit nga Serbia me pasaporta biometrike kanë të drejtë.
Procedurat e aplikimit
Aplikacionet dhe ftesa: 
1. Aplikacioni për vizë (FI & SE)
2. Aplikacioni për vizë (EN)
3. Ftesa për vizë (Finlandisht)
4. Ftesa për vizë (Anglisht)
Procedurat që duhet ndjekur gjatë aplikimit për një vizë Shengen, do mundohemi ti paraqesim më poshtë. Duhet të keni kujdes se nëse nuk i dorëzoni të gjitha dokumentet e kërkuara nga ambasada apo konsullata, lënda juaj për vizë nuk do të shqyrtohet dhe gjithashtu disa prej tyre mund të kërkojnë dokumente shtesë.
Aplikacioni
Aplikacionin duhet plotësuar dhe nënshkruar duke e dorëzuar së bashku me të gjitha dokumentet tjera të kërkuara. Formularin e aplikacionit mund ta merrni tek ambasada ku aplikoni apo edhe në internet. Aplikacioni nuk mund ta dërgoni përmes e-mail apo Fax, pasi nuk shqyrtohet lënda. Fotografia. Gjatë aplikimit për vizë ju duhet ta keni edhe një fotografi e cila duhet të jetë në pak se 6 muaj e vjetër me madhësi 47 mm e gjerë dhe 36 mm e gjatë. Për fotografi ju sugjerojmë që ta bëni te fotografisti pasi kërkohet që të jetë e qartë, shikim të drejtë në aparatin fotografik, pa buzëqeshje etj.
Pasaporta
Pasaporta juaj duhet të jetë e vlefshme së paku 3 muaj pas kohës së udhëtimit dhe nuk duhet jetë më e vjetër se 10 vite.
Sigal