Itali, lëkundje të reja, 267 viktima nga tërmeti

373
Nuk ka paqe për zonën qendrore të Italisë të goditur para dy ditësh nga tërmeti shkatërrimtar i së martës. Në orët e fundit janë regjistruar më shumë se 40 tronditje. Më e forta, ka qenë 4.8 e shkallës Rihter që është regjistruar në orën 6:26 minuta të mëngjesit dhe e lokalizuar në Amatrice 9Rieti), ku janë regjistruar shembje të tjera të ndërtesave të dëmtuara më parë. Në më pak se dy ditë, sizmiologët, kanë verifikuar 1.000 pas lëkundje të reja. Ndërkohë që bilanci i të vdekurve rritet nga ora në orë: deri tani janë të paktën 267 viktima dhe 387 të plagosur. Për fat të keq bilanci është i destinuar të rritet dhe ekipet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë të nxjerrin nga rrënojat trupa të tjerë të pajetë. Qeveria e kryeministrit Mateo Renzi ka akorduar një fond prej 50 milionë eurosh për t’i bërë ballë katastrofës natyre.
Sigal