Industria e teknologjisë mobilizohet kundër ngrirjes së vizave

42

Facebook, Amazon, Netflix dhe shtyllat e tjera të teknologjisë po përpiqen t’u japin vlerë argumentave të tyre kundër ngrirjes së vizave, e vendosur në qershor nga presidenti Donald Trump.

“Ngrirja e kartave të gjelbërta dhe e disa vizave të punës do të frenojë risinë, do të pengojë rritjen dhe, përfundimisht, do të dëmtojë në mënyrë të pariparueshme punëtorët, bizneset dhe ekonominë amerikane në përgjithësi”, shkruhet në një dokument-ankesë, që rreth 50 biznese dhe organizata i drejtuan Dhomës amerikane të Tregtisë.

“Vizat H-1B, të përdorura gjerësisht në sektorin e teknologjisë së lartë, janë veçanërisht thelbësore”, siguruan ata.

Gjigantët e teknologjisë kanë vendosur që zërat e tyre të dëgjohen përmes një “amicus curiae”, e cila lejon një aktor jo palë në mosmarrëveshje të ndërhyjë në procedurë, për të ndihmuar një organ juridik që të marrë vendimin e tij.