Shehu në Dibër: Me Bashën do përfundojmë Rrugën e Arbrit

470
Partia Demokratike ka prezantuar zyrtarisht kandidatin e saj për zgjedhjet e pjesshme lokale në Dibër Sherefedin Shehu, i cili i ka kërkuar votën dibranëve për një të ardhme më të mirë. Shehu u tha dibranëve që do t’i japë punë shpresë dinjitet qytetarëve të tij, duke konfirmuar se ka gati një projekt për qytetin për t’i dhënë fund halleve të tyre.
“Rama vazhdon të tallet me dibranët pas 3 viteve që u ka bërë të gjitha të zezat atyre. E mora këtë detyrë për borxhin që i kam dibranëve, – tha Sherefedin Shehu. – Nuk do të ketë asnjë familje në Dibër që do të vuajë nga mungesa financiare e pagesës së energjisë elektrike, ata do të kenë një fond të veçantë. Kërkoj besimin tuaj për të ndërtuar Dibrën”, – tha Shehu.
Shehu shtoi se mbështetja për biznesin e vogël do të jetë prioriteti i tij për Dibrën: “Do të ulë taksat për biznesin e vogël. Kam një program konkret. Projekti më i madh është përfundimi i Rrugës së Arbrit që do ta finalizoj më kreun e PD-së Lulzim Basha”.
Sigal