Itali – Laborator heroine në shtëpinë e shqiptarit, sekuestrohen dhe armë

513
Policia financiare italiane e qytetit të Komos ka ekzekutuar gjatë orëve të fundit një operacion antidrogë që ka çuar në zbulimin e një laboratori për përgatitjen e konfeksionimin e heroinës si dhe në sekuestrimin e një sasie të madhe droge e armë.

Laboratori i drogës ndodhej në banesën e një shtetasi shqiptar në komunën Brembate në provincën e Bergamos.

Në këtë laborator u gjetën 32 kg heroinë e konfeksionuar në 63 pako, 40 kg substancë që përdoret për përzierjen e përgatitjen e heroinës, instrumente për dozimin e konfeksionimin e drogës, dy pistoleta me numër serie të fshirë si dhe 108 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Shqiptari ishte i njohur më parë nga drejtësia italiane i përfshirë në vepra të ndryshme penale.

Zbulimi i laboratorit të drogës u bë falë një kontrollit të policisë rrugore, ku në automjetin e shqiptarit u gjetën një fund i dyfishtë i modifikuar në pjesën e ndërrimit të marsheve, përdorur zakonisht nga trafikantët e drogës për fshehjen e lëndës narkotike, si dhe një pistoletë e cila rezultonte e vjedhur më vitin 2010 në Itali.

Në zotërim të shtetasit shqiptar u gjetën dhe çelësat e banesës së tij në komunën Brembate.

Gjatë kontrollit në këtë banesë, financa italiane zbuloi një laborator të vërtetë heroine.

Ndaj shtetasit shqiptar u lëshua urdhri i arrestimit me burg për prodhim e trafik droge e për armëmbajtje pa leje.
Sigal