Itali/ Kapet shqiptari me 25 mijë euro të padeklaruara, i mbahen 50%

402
Një shtetas shqiptar ka tentuar të fshehë një shumë të madhe parash për t’i shpëtuar taksimit. Shqiptari me banim në Carpi në Itali, kishte një zarf plot me euro në çantën që mbante në dorë por është pikasur nga kontrolli doganor. Gjatë kontrollit atij iu gjetën 125 mijë euro të padeklaruara të cilat i kishte fshehur në mesin e gjerave personale. Në Itali konsiderohet e paligjshëm transportim i çdo shumë mbi 10 mijë euro nëse ajo nuk deklarohet. Në bazë të ligjit, autoritetet italiane i kanë sekuestruar 50% të shumës.
Sigal