Sigal

Një shqiptar 35-vjeçar është arrestuar nga karabinierët në Macerata, pasi ju gjetën rreth 400 gram drogë, përfshirë kokainë dhe hashash.

Përveç lëndës narkotike, shqiptarit ju gjetën edhe një sasi e madhe eurosh gjatë kontrollit personal.

Mediat lokale italiane shkruajnë se atij ju gjetën rreth 12 mijë euro si dhe substanca dhe materiale për paketimin e drogës.

I arrestuari 35-vjeçar është dërguar në burgun Montacuto.