Mediat italiane: Shqipëria dridhet fuqishëm, çarja që shkaktoi…

1048
Sigal

Mediat kryesore italiane, Ansa, TG24 apo Il Mesaggero kanë raportuar se Shqipëria u trondit nga një tjetër tërmet i fortë pasditen e së enjtes.

Agjencia FanPage shkruan se dridhjet janë ndjerë edhe në Itali.

“Rikthehen dridhjet e tokës në Shqipëri. Një tërmet me madhësi 4.7 u regjistrua sot në orën 17:03. Epiqendra ishte mes Tiranës dhe Durrësit, me një thellësi prej 10 km. Kjo u njoftua edhe nga Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë në Itali. Në këto qytete, shumë njerëz e ndjenë tronditjen dhe u derdhën në rrugë. Duket se tërmeti është dëgjuar edhe në Pulia, veçanërisht në provincën e Brindizit. Për momentin nuk ka lajmërime për dëme”.

Agjencia flet edhe për tërmetin e 26 nëntorit dhe vlerësimin e dhënë nga Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë.

“Tërmeti i 26 nëntorit të shkuar, që shkaktoi vdekjen e të paktën 50 personave dhe shkatërrimin e ndërtesave, kishte madhësi 6.4. Rreth 900 ndërtesa në Durrës dhe mbi 1465 në Tiranë kanë pësuar dëmtime serioze. Nga analiza e Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, doli se një çarje prej 85 kilometrash, që shtrihet nga veriperëndimi dhe juglindja, midis qyteteve të Durrësit dhe Lushnjes, nuk ishte aktivizuar plotësisht. Kjo çarje i përket strukturës përgjegjëse të deformimit dhe mbivendosjeve të sedimenteve që përbëjnë bërthamën e zinxhirit Albanid. Besohet se një strukturë e ngjashme tektonike ka shkaktuar, sërish në Shqipëri, tërmetin me magnitudë 5.8 të 21 shtatorit”.