Sigal

Aurela Perhati, një 24-vjeçare nga Shqipëria është arrestuar për vrasje në Itali. Mediat italiane shkruajnë se arrestimi  saj u bë i mundur nga kodi numerik i marmitës së makinës e stampuar në xhupin e viktimës, të cilin e shtypi qëllimisht.

Viktima e shqiptares është  italiani, i identifikuar si 53 vjeçari Massimo Garittta, i cili njihej për problemet me lëndët narkotike.

E reja shqiptare jetonte prej 22 vitesh në shtetin italian. Prokurori i çështjes, Enrico Cieri pas arrestimit u shpreh se viktima dhe autorja e krimit kishin dy jetë të ndryshme. Gruaja shqiptare ishte integruar në territorin italian ndërsa viktima kishte probleme me jetën personale dhe i varur nga lëndët narkotike.

Ai shtoi se ishin dëshmitarët në zonë  ata që kanë parë viktimën duke u ngjitur në makinën e zezë të vajzës, po në të njëjtin ditë.