Sigal

Konservimi në frigorifer është i rëndësishëm për ruajtjen e sigurte të ushqimeve. Temperatura e ulët ndihmon në mbajtjen të freskëta të ushqimeve dhe zvogëlon mundësinë e rritjes së mikroorganizmave të dëmshëm. Në të njëjtën kohë, nuk modifikon karakteristikat e ushqimeve.

Temperatura e duhur për një frigorifer është 5 gradë Celsius, në pjesën qendrore. Por duhet ditur se temperatura nuk është konstante në të gjithë frigoriferin. Duke shfrytëzuar temperaturat e ndryshme, mund të ruani në mënyrë optimale të gjitha llojet e ushqimeve.
-Pika më e ftohtë e frigoriferit është ndarja më e ulët (2 gradë Celsius). Ky është gjithashtu vendi më i përshtatshëm për të konservuar mishin dhe peshkun e freskët. Duke i vendosur në pikën më të ulët evitohet edhe mundësia e kullimit të lëngjeve mbi ushqimet e tjera.
-Vezët dhe nënproduktet e qumështit, mishi, gjellët e mbetura, ëmbëlsirat dhe produktet që në etiketë mbajnë shënimin, “pas hapjes të ruhen në frigorifer”, duhet të ruhen në ndarjen qëndrore (4-5 gradë Celsius) dhe në atë më të lartën (8 gradë Celsius).
-Sirtarët në fund (deri në 10 gradë), janë të përshtatshëm për ruajtjen e frutave dhe perimeve, që mund të dëmtohen nga temperaturat më të ulëta.
-Ndarjet në derën e frigoriferit janë vendet më të ngrohta të tij (10-15°C) dhe janë të përshtatshme për produkte që kanë nevojë të rrinë në fresk si, pijet e ndryshme, mustarda dhe gjalpi.
Mos mbani shumë ushqime në frigorifer. Nëse e mbushni aq sa nuk ka më asnjë vend të lirë, ajri nuk do të arrijë të qarkullojë dhe përhapja e temperaturës pengohet.