ISIS promovon Mosulin si vend turistik, por vetëm për burra

512
Ndryshe nga ç’jemi mësuar të shohim video të publikuara nga militantët e Shtetit Islamik me prerje koke apo ekzekutime të llojeve të ndryshme, kësaj here ata kanë publikuar një tjetër video, ku përpiqen të promovojnë Mosulin në Irak si destinacion turistik. Pavarësisht përpjekjeve për ta servirur atë sa më mirë, në pamje nuk fshihet dot mjerimi që mbizotëron aty.
Për ta bërë të duket sa më bukur për familjarët, militantët i kanë kushtuar edhe vëmendje një parku për fëmijë. Madje njëri prej militantëve ka intervistuar edhe një fëmijë ku e pyet sesi i duket jeta në kalifatin islamik? Dhe sigurisht që përgjigja e fëmijës është pozitive duke marrë parasysh presionin e Shtetit Islamik dhe se çfarë është në gjendje të bëjë nëse jepet një përgjigje jo ashtu sikurse pritet.
Sigal