Ishte duke darkuar në restorant, qëllohet për vdekje i riu shqiptar në Ekuador (Emri)

184
Sigal

Një shqiptar është vrarë mbrëmjen e kaluar në veri të qytetit Guayaquil, në Ekuador.

Ndonëse vrasja ka ndodhur dje, trupi i viktimës është identifikuar sot. Bëhet fjalë për Ergys Dashin, 34 vjeç.

I riu, ishte duke qëndruar në një restorant, ku është vrarë nga persona të armatosur. Në vendngjarje ekspertët kanë gjetur 20 gëzhoja armësh, ndërsa Ergys Dashit, i është konstatuar një plagë e madhe në pjesën ballore të kokës.

Po ashtu, në këtë antenat është plagosur Angie Romero, 26 vjeçe, e cila ndodhej e ulur fare pranë tavolinës që qëndronte viktima.

Pista që po heton policia është ajo e trafikut të drogës. Mësohet se, Dashi në vitin 2014 është arrestuar nga policia po për kultivim droge, si pjesë e një operacioni që çoi prapa hekurave 32 persona.