Tentohet të digjet makina e konsullatës shqiptare në Selanik, flakët u pikasën nga një kalimtar

291
Sigal

Makina e konsullatës shqiptare është tentuar të digjet mbrëmjen e sotme. Ngjarja është raportuar nga mediat vendase cilat shkruajnë se në Sleanik, një person i panjohur, është afruar pranë makinës së konsuallatës shqiptare dhe i ka vënë flakën.

Të njëjtat media, shtojnë më tej se autori, ende i paidentifikuar, vendosi pllaka parafine në gomën e përparme në anë të majtë të automjetit dhe më pas i vuri zjarrin.