Ish-zëvendësministri kinez i Sigurisë dënohet me 15 vite burg për korrupsion

451
Një ish-zëvendësministër i Ministrisë së Sigurisë Publike u dënua me 15 vjet burg për marrje ryshfeti, njoftoi sot gjykata e Tianjinit.
”Li Dongsheng abuzoi me pushtetin gjatë viteve 1996-2013 për përfitime personale”, njoftoi agjencia shtetërore kineze e lajmeve, Hsinhua.
”Gjatë gjashtë viteve të fundit, Li mori pagesa apo dhurata me vlerë 3,46 milionë dollarë, nëpërmjet apo drejtpërdrejt nga të afërmit e tij”, shtoi agjencia duke cituar prokurorët e çështjes.
Li ka qenë anëtar i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës si edhe mbikëqyrës i një organizmi për ndalimin e përhapjes së kulteve.
Ai i përjashtua nga partia në qershor 2014/ATSH/ 
Sigal