Ironia e deputetes franceze: Mos kopjoni modelin alla-shqiptar të Edi Ramës në Parti

482
Primaret për përzgjedhjen e kandidatit për president nga partitë e majta franceze janë tashmë gati për të nisur. Partia Socialiste ka vendosur për parimet, kurse partia ekologjiste EELV e ka parë procesin me interes. Socialistët kanë vendosur të bëjnë paraprakisht një “primare” paraprake për të përzgjedhur kandidatin e tyre socialist për në primaret e së majtës, sepse komunistet nuk kanë pranuar të marrin pjesë në ketë përzgjedhje kurse kandidati Jean-Luc Mélenchon, kryetar i partisë së Majte Radikale, ka deklaruar se do te kandidoje i vetëm në zgjedhje. Kundërshtaret e Presidentit Hollande brenda PS nuk janë budallenj dhe kanë shprehur dyshimet e tyre ndaj ndonjë batacikllëku te presidentit Hollande. 

Keshtu, Aurelie Fillipetti, deputete socialiste dhe ish-ministre e Kulturës e Komunikacionit, e cila është larguar nga qeveria e dytë socialiste e drejtuar nga Manuel Valls, dhe së bashku me 38 deputete e ish-ministra bëjnë pjesë në kundërshtarët e Presidentit Holande, të cilin e kritikojnë se qeveria e tij nuk është më e majtë, ka deklaruar: “Ne rrezikojme të zhvillojme primare alla shqiptare të organizuar vetëm për të konfirmuar Fransua Hollande”. Ajo shton se ata ëndërrojnë primare te tipit shqiptar: me vetëm një kandidat Fransua Holandin dhe asnjë tjetër që nuk pranohet… Fillipetti është edhe shkrimtare, ashtu si deputeti socialist shqiptar, Ben Blushi
Sigal