Indonezi, arrin në 141 numri i të vdekurve nga rrëzimi i avionit

472
INDONEZI – Ka arritur në 141 numri i viktimave nga rrëzimi i avionit ushtarak indonezian në qendrën e kryeqytetit Medan në rajonin Sumatra e Veriut.
Avioni ushtarak i tipit Herkul C-130 u rrëzua mbi një hotel në qendër të qytetit 2 minuta pas ngritjes nga baza e forcave ajrore Soeëondo në Medan.
Avioni kishte në bord 101 pasagjerë dhe 12 persona të ekuipazhit, ndërsa nga mediat ndërkombëtare thuhet se nga punimet për nxjerrje e trupave nga rrënojat, numri i viktimave ka arritur në 141.
Shefi i Personelit të Forcave ajrore të Indonezisë Agus Supriatna, në një deklaratë theksoi se piloti në kontaktin e fundit me kullën menjëherë pasi ishte ngritur kishte transmetuar se donte të kthehej.
Autoritetet kanë theksuar se avioni i modelit Hercules C-130 i vit-prodhimit 1964 kishte 4 motorë dhe se nuk kishte asnjë problem teknik.
Ndërsa Presidenti Indonezian, Joko Widodo në një deklaratë tha se “duhet të shkojmë drejt rinovimit të avionëve ushtarakë dhe të sistemeve mbrojtëse”. 
Sigal