I treti brenda pak orësh/ Zelanda e Re goditet nga tërmeti i fuqishëm 8.1 ballë, vendi i frikësuar edhe nga cunami

214
Sigal

Tre tërmete kanë tronditur ishullin e Veriut të Zelandës së Re duke shkaktuar një paralajmërim për cunami.

Një tërmet me madhësi 7.3 u regjistrua në orë 2.27 të mëngjesit, me kohën lokale, në lindje të ishullit të Veriut, para se një dridhje tjetër me madhësi 7.4 ballë të regjistrohej pranë Ishujve Kermadec katër orë më vonë.

Këto dy lëkundje u pasuan nga një tjetër edhe më i fortë, me magnitudë 8.1, ndërsa autoritetet kryesore lëshuan një paralajmërim për cunami në bregun lindor.

Banorëve në Gjiri i Ishujve në Whangarei, Matata në Tolaga Bay, Whakatane, Opotiki dhe Great Barrier Island u është thënë të evakuohen nga shtëpitë e tyre.