Humb jetën tragjikisht një shqiptar në Itali

394
Sigal

Një shqiptar ka humbur jetën tragjikisht mbrëmjen e kësaj të mërkure në Itali.

Mediat vendase shkruajnë se një automjet përplasi për vdekje një 63- vjeçar shqiptar, i cili ka qenë duke ecur në rrugë.

Identiteti i shqiptarit nuk bëhet ende i ditur, ndërsa ngjarja ka ndodhur në zonën e Riminit.

Policia ndaloi drejtuesin e mjetit dhe nisi hetimet për zbardhjen e aksidentit.