Humb jetën një tjetër mjek nga koronavirusi, mesazhi i tij i fundit prekës: Dorezat mbaruan, po punojmë…

663
Sigal

Ndërron jetë edhe një tjetër mjek italian që kishte dalë pozitiv në testet për koronavirusin. 57-vjeçari punonte në një spital në qytetin e Codogno.

Marcello Natali u transferua në Milano ku u diagnostikua me pneumoni të dyfishtë. Në një nga intervistat e fundit që dha para se të testohej për COVID-19, ai i tha Euronews se duhej të punonte pa doreza:

“Ato kanë mbaruar”, tha ai duke shtuar:

“Ne nuk ishim të përgatitur për koronavirus: si doktorë të epokës pas antibiotikut, ne u rritëm duke menduar se një pilulë kundër gjithçkaje ishte e mjaftueshme”.

Ai gjithashtu tha që në Codogno dhe një qytet të afërt, Casale, 14 nga 35 mjekë ishin në karantinë ose ishin shtruar në spital që nga 28 shkurti.