Hotelet e Romës rënie 99% krahasuar me qershorin e kaluar

291
Sigal

Industria e turizmit në Romë vazhdon të vuajë nga pasojat e koronavirusit pandemik, përkundër faktit se shumë vende europiane kanë rihapur kufijtë e tyre, sipas statistikave rajonale.

Sipas Organizatës italiane të Turizmit të rajonit të Lacios (EBTL), vetëm 6 300 vizitorë të huaj kanë qëndruar në hotele dhe bujtina në kryeqytetin italian gjatë muajit qershor 2020, thënë ndryshe 99% më pak se i njëjti muaj i vitit të kaluar.

Në qershor 2019, mbi 773 000 vizitorë të huaj qëndruan në Romë dhe frekuentuan hotelet e saj.

“Aktualisht vetëm 200 nga 1 200 hotele janë të hapura”, i tha një zëdhënësi i shoqatës së hoteleve Federalberghi agjencisë gjermane të lajmeve, DPA.

”Në vitin 2019, Roma regjistroi 19,4 milion turistë”, shtoi ai.