Hassan Rohani: I takon Riadit të rivendos marrëdhëniet mes Iranit dhe Arabisë Saudite

244
Presidenti iranian, Hassan Rohani deklaroi sot se rivendosja e marrëdhënieve mes Iranit dhe Arabisë Saudite përbën një përparësi për Teheranin, megjithatë një veprim i tillë i takon Riadit për ta ndërmarrë.
Sipas France 24, deklaratën e sipërcituar, Rohani e bëri gjatë një interviste me një numër televizionesh franceze. Gjatë vizitës së tij historike në Francë, Rohani dënoi sulmin kundër ambasadës saudite, por nuk kërkoi ndjesë për të, shkruan rel. “Ne e dënojmë këtë veprim. Përgjegjësia jonë është gjetja e autorëve për sulmin dhe ne e bëmë këtë gjë. Ne i arrestuam ata dhe i çuam në burg”, deklaroi Rohani shkurt.
“Ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike nga ana e Arabisë Saudite nuk ishte proporcionale me incidentet e ndodhura. Ajo që mbetet e qartë është që ai vend që i ndërpreu këto marrëdhënie, ai duhet t’i rivendosë”, theksoi presidenti iranian, Hassan Rohani.