Hashim Thaçi: Vendimi i KE-së për liberalizimin e vizave, lajm pozitiv

439
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme në Kosovës, Hashim Thaçi u shpreh i kënaqur me raportimet e Komisionit Evropian rreth procesit të Kosovës për liberalizimin e vizave. Ky vlerësim, sipas Thaçit, ndodh pas implementimit pothuajse në tërësi të kritereve demokratike.

“Komisioni Evropian para pak çastesh miratoi raportin pozitiv për progresin mbi liberalizimin e vizave edhe për Kosovën. Ky vlerësim i Komisionit Evropian ndodhi pas implementimit pothuajse në tërësi të kritereve demokratike. Kosova është zotuar t’i kryej të gjitha obligimet që dalin nga procesi i zbatimit të liberalizimit të vizave”, shkruan Thaçi në rrjetin social Facebook. Ai uron qytetarët e Republikës së Kosovës për ecurinë e procesit të liberalizimit të vizave dhe falënderon partnerët evropian për vlerësimin pozitiv.
Sigal