Hashim Thaçi sot merret në pyetje në Hagë

271

Sigal

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të jetë sot para Prokurorisë Speciale në Hagë për aktakuzën e ngritur për krīme lufte.

Ai do të merret në pyetje si ish-drejtor politik i UÇK i akuzuar së bashku me disa ish-luftëtarë për rreth 100 vrasje në luftën Kosovë- Serbi.

Aktakuza u publikua disa javë më parë, gjë që bëri që Thaçi të anulonte angazhimin e tij për dialogun Kosovë- Serbi që po ndiqet tashmë vetë nga kryeministri Avdullah Hoti.

Hashim Thaçi mohoi akuzat e ngritura nga Prokuroria Speciale teksa premtoi se nëse do të vërtetohen nga Haga atëhere ai do të japë dorëheqjen si President i Kosovës.