Hashim Thaçi: Deklarata konfirmon raportin e drejtë për demarkacionin

440
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka komentuar në Facebook, deklaratën e Departamentit Amerikan lidhur me raportin për demarkacionin me Malin e Zi. Në këtë deklaratë thuhet se raporti i komisionit shtetëror të Kosovës për demarkacionin me Malin e Zi është kredibil dhe i saktë. Deklarata e Thaçit në Facebook: E mirëpres raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit lidhur me marrëveshjen për demarkacion në mes të Kosovës dhe Malit të Zi. Ky raport kredibil rikonfirmon se vendimi për demarkacion ka qenë i drejtë, profesional, ligjor dhe kushtetues.

Demarkacioni është bërë në bazë të vijave kufitare të caktuara nga Kushtetuta e vitit ‘74 dhe duke u mbështetur në dokumentin e presidentit Ahtisaari, mbi bazën e të cilit është shpallur edhe Pavarësia e Republikës së Kosovës. Ritheksoj që SHBA-të, pavarësinë tonë e kanë njohur në bazë të tërësisë territoriale dhe kufijve aktual të shtetit të Kosovës.
Sigal