Greqia paralizohet nga greva kundër projektligjit të Qeverisë për punën

207
Sigal

Prej mëngjesit të së enjtes, Greqia u paralizua nga një grevë e përgjithshme e thirrur nga dy sindikatat më të mëdha të punonjësve të sektorit shtetëror dhe të atyre të sektorit privat, si protestë kundër një projektligji të Qeverisë.

Transporti publik, udhëtimet hekurudhore dhe ajrore u prekën rëndë nga greva e përgjithshme e së enjtes e thirrur në protestë ndaj legjislacionit të reformës së punës, me sektorin privat dhe publik. Protestës iu bashkuan edhe punonjësit e medias.

Në Athinë, metrotë, tramvajët, autobusë dhe hekurudha periferike dolën jashtë funksionit gjatë gjithë ditës, ndërsa autobusët e transportit publik (urbanë) lëvizën të kufizuar nga ora 9 e mëngjesit deri në orën 21:00. Nuk pati shërbime hekurudhore, apo tragete në të gjithë vendin, përfshirë edhe linjat e natës.

Pati një ndalim pune nga oficerët e shërbimit të informacionit të fluturimit dhe kontrollorët e trafikut ajror nga ora 11.30 në 3.30 pasdite.

Gazetarët në mediat e shkruara dhe atyre digjitale lanë vendet e tyre të punës, së bashku me punëtorë të tjerë në pjesën më të madhe të sektorit privat dhe tërësinë e administratës së tij publike. Uebfaqet e lajmeve nuk përditësuan përmbajtjen e tyre.

Protesta është thirrur kundër një projektligji të qeverisë që sipas sindikatave heq 8 orarëshin dhe kontratat kolektive, liberalizon pushimet masive nga puna, heq të dielën si ditë pushimi, heq të drejtën e punëtorëve për të organizuar greva, ul pagesat për orët jashtë orarit dhe legalizon arbitraritetin e punëdhënësve.