Greqia nxjerr hartën në kufirin me Shqipërinë, ja sa det merr shteti helen (FOTO)

348
Sigal

Ministri i Jashtëm i greqisë Nikos Dendias ia parashtroi dje projektligjin grek për zgjerimin me 12 milje në detin Jon, sekretarit të NATO-s Stoltenberg dhe ministrave të Jashtëm të mbledhur në Berlin.Dendias u tha gazetarëve se për këtë vendim ka njoftuar zyrtarisht Bashkimin Europian dhe kryeministrin shqiptar Edi Rama. Kjo çështje ishte në fokus të bisedimeve në Berlin, sipas tij.

Marrëveshjet e fundit për ndarjen e kufijve detarë të Greqisë me Egjiptin dhe me Italinë u miratuan dje nga parlamenti grek. Për Dendias, këto marrëveshje kanë rëndësi të madhe historike dhe politike.

Dendias pritet të zhvillojë shumë shpejt një vizitë në Tiranë për të komunikuar me autoritetet shqiptare për ndarjen e kufirit detar.

Vendimi për të zgjeruar zonën bregdetare greke në rajonin e Jonit nga 6 deri në 12 milje u njoftua nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis nga Parlamenti i vendit fqinj, duke dërguar kështu edhe një mesazh në Turqi , e cila vazhdon të sfidojë Greqinë në Mesdheun Lindor.

“Unë po ju njoftoj sot se Greqia do të zgjasë zonën bregdetare në Perëndim nga 6 në 12 milje detare. Greqia po rritet. 

Të tjerët e kanë thënë, por ne jemi ata që e zbatojmë atë në praktikë. Në këtë mënyrë, në zonën detare, konkretisht atë të Ishujve në Jon, dhe Jon deri në Cape Tainaro në Peloponez, ne ushtrojmë një të drejtë të padiskutueshme sovrane, sipas nenit 3 të Konventës për Ligjin e Detit. 

Një e drejtë të cilën vendi ynë e rezervon ta ushtrojë në të ardhmen në zonat e tjera detare,  dhe të cilën fqinjët tanë e kanë praktikuar tashmë. Duke respektuar Konventën për Ligjin e Detit dhe zbatimin e linjës së mesme”, u shpreh kryeministri Mitsotakis.

Ndërkohë shteti helen ka publikuar edhe një hartë, ku shihet zgjerimi detar shumë afër Shqipërisë.