Greqia në grevë për 24 orë, bllokohen dhe doganat, do të lejohen vetëm urgjencat

599
Sigal

Sindikata e punonjësve në Greqi, ka lajmëruar se do i bashkohet sindikatave të pavarura, në grevën që do të zhvillohet ditën e nesërme, e mërkurë 30 maj.

Pjesë e grevës do të jenë edhe punonjësit e doganave duke bërë që gjatë së mërkurës për 24 orë, të pezullohen kalimet e automjeteve në pikat kufitare të Greqisë me Shqipërinë, Maqedoninë dhe Turqinë.

Greva do të nisë nga ora 07:00 e mëngjesit të së mërkurës së 30 majit, deri në orën 07.00 të së enjtes. Ndërkohë në këto pika do të lejohen të lëvizin vetëm rastet e urgjencave mjekësore si dhe pasagjerë pa çanta.

Gjithashtu pjesë e grevës do të jenë edhe punonjësit e porteve dhe aeroporteve si dhe administrata e shërbimeve civile, të cilëve do u bashkohen edhe mjekët.