Greqi/ Trageti shpëton 61 refugjatë në det

424
Mbi 30 mijë emigrantë ndodhen në ishullin grek të Mitilinit (Mytilene), në pritje për të gjetur një anije që do t’i dërgojë në Greqinë kontinentale. Lajmi bëhet publik prej kryetarit të Bashkisë së ishullit, i cili apeloi për ndihmë. Shërbimi social në ishull nuk ka më mundësi të ndihmojë emigrantët, ndaj dhe ka qenë një repart i ushtrisë që është ngarkuar me furnizimin dhe shpërndarjen e ushqimeve për ta. Emigrantët tashmë janë përhapur në të gjithë ishullin, duke u kthyer në problem serioz për funksionimin normal të jetës atje. Mijëra turistë e kanë të pamundur të vazhdojnë pushimet në ishull.
Sigal