Greqi/ Sherr me sende të forta në burg, plagoset rëndë shqiptari

641
Sigal

Një përleshje e fortë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në një burg në Greqi, ku protagonistë janë bërë të burgosurit shqiptarë.

Ngjarja ka ndodhur në burgun e Nafplios në godinën në godinën A-2/4.

Sherri është shënuar rreth orës 7.30, ku një grup shqiptarësh kanë goditur me sende të forta një bashkëvuajtës arab.

Ky i fundit është dërguar me urgjencë në spitalin e qytetit, ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Menjëherë pas kësaj ngjarje, shqiptarë janë transferuar në godinat e tjera të burgut.

Ndërkohë që mëngjesin e sotëm, në shenjë hakmarrje,  disa të burgosur arabë hynë në qelinë e një shqiptari dhe e goditën me sende të forta.