Greqi, marrin kthesë të pazakontë hetimet për vrasjen e Carolinës

257
Sigal

Fakte tronditëse po dalin nga vrasja e Carolinës 20-vjeçare në Glyka Nera të Greqisë.

Një nga pyetjet kryesore për autoritetet është nëse vrasësi Babis Anagnostopoulos, kishte një bashkëpunëtor në vrasjen brutale të nënës 20-vjeçare të fëmijës së tij.

Autoritetet besohet se kanë marrë informacione dhe të dhëna të reja lidhur me këto pyetje që ende nuk kanë marrë përgjigje.

Sipas mediave greke, pikëpamja se Anagnostopoulos kishte një bashkëpunëtor është forcuar kohët e fundit.

Besohet se ky person nuk ishte i pranishëm në ekzekutimin e fatkeqes Caroline, por ishte “rekrutuar” nga autori për të dalë me “skenarin” e grabitjes dhe për ta ndihmuar atë të mbulonte fajin.

Informacioni thotë se disa të afërm të pilotit janë thirrur në prokurori ndërsa hetimet vazhdojnë.

Autoritetet janë ende në kërkim të informacionit, siç janë tre telefonatat që u bënë kur psikologia, Eleni Mylonopoulou , e cila po ashtu u thirr për të dëshmuar , pasi dyshohet se ato nuk janë bërë nga autori i krimit. Prandaj, dyshimet i drejtohen një bashkëpunëtori të mundshëm.

Vetë zonja Mylonopoulou kishte dëshmuar për hetuesit se kishte marrë tre telefonata të fshehura, ku një burrë e kishte kërcënuar se do ta vriste pa shpjegime të mëtejshme.

Këto veprime perceptohen si përpjekje për të terrorizuar psikologen, në mënyrë që të mos zbulojnë ato të fshehta që Carolina fatkeqe i kishte besuar asaj.