GREQI/ Ligji për legalizimin e emigrantëve, kushtet për leje qëndrimi. Vizat për studime dhe dokumentet

2401

Greqi/ Ligji për legalizimin e emigrantëve dhe kushtet që duhet të plotësohen

Sigal

Lejet e qëndrimit pa afat

Është si të gjitha llojet e tjera të lejeve, por që shmang rinovimet e herëpashershme, sepse nuk rinovohet.

Kush e përfiton këtë leje qëndrimi ?

Këtë leje e përfitojnë të gjithë ata që kanë qenë në Greqi 10 vjet të ligjshëm. Nëse ata mund ta vërtetojnë këtë me dokumente zyrtare, kanë të drejtë të aplikojnë.

Si mund të vërtetohet periudha 10 vjeçare?

Në zyrat e OAED-it ndodhen edhe dosjet e emigrantëve që u regjistruan, ku është regjistruar edhe data e regjistrimit të parë. Kështu, për çdo krahinë, janë caktuar zyra të posaçme, nga ku do të merren këto vërtetime.

KUJDES!

-Duhet pasur kujdes në periudhën 10 vjeçare. Duhet të jenë mbushur 10 vjet kalendarike patjetër, nuk do të falet asnjë ditë. Psh: Nëse je regjistruar për herë të parë më 23.2.2003 dhe dorëzon dokumentet në 24.2.2013 nuk e përfiton këtë leje. E kuptueshme besoj. Në këto raste, leja del për dy vjet, e më pas aplikon për leje afatgjatë.
-Vetëm 3 muaj i lejohet emigrantit të ketë qenë i paligjshëm në periudhën 10 vjeçare. Kjo duhet kuptuar në këtë mënyrë: Nëse emigranti është pajisur me kartën jeshile dhe në vazhdim, për çdo lloj arsye, nuk e ka rinovuar e ka mbetur i paligjshëm. Më vonë, është pajisur me leje qëndrimi duke përfituar nga ligjet e dala vazhdimisht. Nëse kjo periudhë (kur ishte pa dokumente) është më e madhe se 3 muaj, ai humbet të drejtën e pajisjes me leje afatgjatë.

Po në rastet e bashkimit familjar?

Fëmijët duhet të kenë mbushur moshën 21 vjeçare për tu pajisur me leje afatgjatë.
Bashkëshortët, përfitojnë nga koha që mbushin 10 vjet, përndryshe, pajisen me leje 2-vjeçare.

Dokumentet që duhen dorëzuar për leje qëndrimi afatgjatë
Në bazë t ligjit 3386/2005:

-kërkesë për leje qëndrimi
-fotokopje e pasaportës së vlefshme
-fotokopje e lejes së qëndrimit
-vërtetim ku përcaktohen 10 vjet qëndrimi në Greqi
-taksa prej 900 Euro
-libri i shëndetit
-fotokopje e sigurimeve shoqërore (IKA, OGA)
-dëshmi e te ardhurave vjetore (ekatharistiko)
-2 fotografi

 

 

GREQI/ Studimi: Të interesuarit duhet të paraqesin dhe një listë të të ardhurve të tyre ekonomike

Vizat për studime suplementare dhe dokumentacioni
Përveç dokumenteve identifikues për studentët që duan të studiojnë jashtë shtetit duhet të paraqesin dhe një listë të të ardhurve të tyre ekonomike. Kjo kërkesë është bërë për të parë nëse studenti mund t’i përballojë shpenzimet në shtetin grek.
Gjithashtu personat që janë të interesuar të studiojnë në Greqi duhet të paraqesin një vërtetim nga institucioni arsimor në Greqi, i cili e pranon të regjistrohet në të. Në rast se institucioni arsimor është privat, vërtetimi duhet të jetë i legalizuar nga autoriteti kompetent përkatës i prefekturës. Në rregulloren e zyrave të konsullatës greke bëhet e qartë se intervista është procesi më i rëndësishëm i fazave të aplikimit. “Zyra konsullore mund të refuzojë dhënien e vizës edhe në rastin kur i interesuari disponon të gjitha dokumentet e sipërpërmendura dhe sidomos në rast dyshimi për origjinalitetin e certifikatave të paraqitura dhe në rastet kur nga intervista nuk krijohet bindja për sinqeritetin e qëllimeve të të interesuarit”, thuhet në rregulloren e Ambasadës Greke.

 

Dokumentat për vizë studimi

  1. Kërkesë e plotësuar dhe e firmosur si edhe një fotografi e kohëve të fundit. Formulari i jepet falas të interesuarit gjatë paraqitjes në Zyrën Konsullore.
    2. Pasaportë e vlefshme ose dokument tjetër udhëtimi i njohur nga Greqia me anën e të cilëve lejohet kalimi i kufijve të jashtëm dhe kërkojnë pajisjen me vizë.
    3. Vërtetim i institucionit arsimor, i cili e pranon të regjistrohet në të. Në rast se institucioni arsimor është privat, vërtetimi duhet të jetë i legalizuar nga autoriteti kompetent përkatës i prefekturës.
    4. Vërtetim për disponimin e mjeteve financiare për përballimin e shpenzimeve për studimet dhe jetesën në Greqi.
    5. Certifikatë lindjeje.
    6. Dëshmi penaliteti.
    7. Certifikatë shëndetësore e legalizuar nga autoritetet kompetente, nga e cila të rezultojë se i interesuari nuk vuan nga ndonjë sëmundje, e cila në bazë të kritereve ndërkombëtare dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë, mund të përbëjë rrezik për shëndetin publik.
    • Të gjitha dokumentet e lëshuara nga autoritetet shqiptare duhet të jenë të legalizuara nga Ministria e Jashtme e Republikës së Shqipërisë.
    • Të gjitha dokumentet e kërkuara duhet t’i paraqesë vetë i interesuari ditën e intervistës.
    • Zyra konsullore mund të refuzojë dhënien e vizës edhe në rastin kur i interesuari disponon të gjitha dokumentet e sipërpërmendura dhe sidomos në rast dyshimi për origjinalitetin e certifikatave të paraqitura dhe në rastet kur nga intervista nuk krijohet bindja për sinqeritetin e qëllimeve të të interesuarit.