Fermerët në Lushnje sërish në protestë, kërkojnë subvencionim nga shteti: Jemi të falimentuar

482
Sigal

Vijojnë protestat e fermerëve të Lushnjes. Ata ankohen se shteti fut prodhime nga jashtë dhe prodhimet e tyre ngelen pa shitur. Madje sipas tyre edhe prodhimet që i shesin kanë në treg çmime shumë të ulëta.

Po kështu ata kërkojnë subvencionim nga shtetit dhe rregullimin e marrëdhënies me tregtarët.

“Qeveria të bëhet arbitër mes nesh dhe tregtarëve. Ne jemi të detyruar të punojmë në fshat, në serë. Marr lekë nga pensioni i babait dhe blej pesticidet për serën time. Jemi të falimentuar.”, është shprehur një nga fermerët.