Ricky Martin dhe bashkëshorti i tij sërish prindër, vjen në jetë fëmija i katërt (Foto)

510
Sigal

Fëmija i katërt i Ricky Martin dhe bashkëshortit të tij, Jwan Yosef, është djalë.

Këngëtari, 47-vjeç, ka bërë të ditur ditën e djeshme se ai dhe Yosef, 35-vjeç, kanë mirëpritur fëmijën e tyre të katërt, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Renn Martin-Yosef.

Nëpërmjet një postim në Instagram ata lajmëruan ardhjen në jetë të vogëlushit duke postuar edhe një foto të tij.

Kujtojmë që Ricky Martin dhe Jwan Yosef janë prindër të dy binjakëve, Matteo dhe Valentin, 11 vjeç dhe vogëlushes Lucia 10 muajshe.