Çlirim Hoxha/Humbësit e zgjedhjeve të 21 qershorit kërkojnë kamerdare shpëtimi

443
Fitorja e 21 qershorit e ASHE tregoi se shqiptarët kanë besim të madh tek kjo aleancë dhe liderët e tyre, të cilët e kanë treguar me vepra dhe punë se çfarë janë në gjendje të bëjnë në shërbim të këtij populli. Është e turpshme dhe e papranueshme që humbjen e thellë që ke pësuar në zgjedhjet e 21 qershorit të mundohesh ta kthesh në akuzë të pabazuar dhe me trastën e humbjes në kurriz të bredhësh nëpër Europë si tregtar unazash duke sharë dhe akuzuar fituesit
Humbja e thellë që PD dhe Aleanca për Punë dhe Dinjitet pësuan në zgjedhjet e 21 qershorit ishte e tmerrshme, e pamenduar dhe së fundi e papranueshme për drejtuesit e kësaj aleance. Kuptohet, përgjegjësia kryesore bie mbi kreun e PD Lulëzim Basha, i cili e udhëhoqi këtë parti dhe aleancën e saj elektorale në mënyrën më mediokre të mundshme. Humbja e 21 qershorit tregoi se ky politikan fluturon dhe sheh ëndrra me sy hapur. Them fluturon sepse askush nuk mund ta pranojë dhe ta gëlltisë strategjinë e tij inefiçente të asaj fushate duke mashtruar elektoratin me mbroçkulla që nuk haheshin. Si mundet që kryetari i opozitës të dal rrugëve dhe shesheve të Shqipërisë dhe të tregoi përralla në mes të ditës me ulje taksash dhe ulje të çmimit të energjisë elektrike, apo rritje të punësimit, kur këto atribute i takojnë Qeverisë dhe jo kryetarëve të bashkive?! Këto gënjeshtra me bisht e penalizuan keq PD dhe APPD të udhëhequr nga Basha. Ja pse Jozefina Topalli ka të drejtë kur akuzon Bashën si përgjegjësin kryesor të kësaj humbje. As strategjia që përdori Basha gjatë fushatës kur iu qep me bukë në trastë dyshes Rama & Meta nuk i dha rezultatin që pritej. Nuk mund të të jam rezultat pozitiv zgjedhor një strategji e ngritur mbi gënjeshtra dhe sharje. Aq më shumë që këto zgjedhje ishin administrative dhe jo politike. Shqiptarët kërkonin të shihnin nga PD dhe APPD se si do ta ndryshonte jetesën e banorëve të bashkive të reja që sapo ishin krijuar. Si do ta menaxhonte situatën e ujit të pijshëm, kullimin e tokave dhe vaditjen, tregun, si do ta zgjidhte problemin e grumbullimit dhe të përpunimit të plehrave, si do ta realizonte rehabilitimin e infrastrukturës rrugore dhe asaj të kanalizimeve, të ndriçimit, të gjelbërimit dhe mjedisit, turizmit etj. Por kjo gjë nuk e pa e shpalosur gjatë fushatës elektorale të Lulëzim Bashës. Ajo çfarë panë shqiptarët ishin vetëm premtime boshe, gënjeshtra që nuk i hante asnjë shqiptar i shekullit të XXI dhe sharje të artikuluara vetëm mbi dyshen Rama & Meta?! Me këtë lloji strategjia PD dhe aleanca e saj nuk fitonin dhe nuk kanë për të fituar dot jo vetëm në zgjedhjet e 21 qershorit, por as në ato politike të 2017-ës dhe as në ato administrative të 2019-ës. Qytetarët shqiptarë kërkojnë të shohin konkretisht se si zgjidhen hallet dhe problemet e tyre komunitare. Kërkojnë të shohin se sa i besueshëm është njëri dhe tjetri kandidat. Kërkojnë të shohin se sa mbështetje kanë bashkitë e reja. Kërkojnë të shohin vepra konkrete, ndërkohë që për 8 vjet PD dhe Basha me Saliun i lanë qytetet shqiptare në atë farë derexheje që të kujtonte vitin 1938 me të cilin matej shpesh regjimi komunist. Dihet se pushteti të konsumon, por fitorja e 21 qershorit e ASHE e udhëhequr nga PS dhe LSI tregoi se shqiptarët kanë besim të madh tek kjo aleancë dhe liderët e tyre, të cilët e kanë treguar me vepra dhe punë se çfarë janë në gjendje të bëjnë në shërbim të këtij populli. Është e turpshme dhe e papranueshme që humbjen e thellë që ke pësuar në zgjedhjet e 21 qershorit të mundohesh ta kthesh në akuzë të pabazuar dhe me trastën e humbjes në kurriz të bredhësh nëpër Europë si tregtar unazash duke sharë dhe akuzuar fituesit?! Është e kotë balta që po përpiqesh të hedhësh mbi procesin zgjedhor dhe fituesit e 21 qershorit zoti Basha. Nuk ka lum që ta laj humbjen e thellë të këtyre zgjedhjeve. Topalli ka të drejtë kur të ngarkon ty me përgjegjësinë e humbjes së 21 qershorit. Duhet të kuptosh një gjë esenciale zoti Basha. 
Shqipëria ke nevojë për opozitë reale
Shqipëria dhe politika shqiptare ka nevojë për opozitë, jo për telendillëk dhe delenxhinj pa ide. Analiza e humbjes së zgjedhjeve të 21 qershorit duhet të detyroi të ulesh me këmbë në tokë dhe të mos e kërkosh shkakun e humbjes tek bërja pisë e procesit zgjedhor dhe diskretitimi i këtyre zgjedhjeve në sytë e të djathtës evropiane. Është e kot të gjesh aleat të tjerë, sepse edhe e majta evropiane e shprehu qëndrimin e saj dy-tre ditë më parë, kur e quajti procesin zgjedhor më të mirë se i mëparshmi. Shqipërinë nuk mund ta penalizojnë humbësit e zgjedhjeve të 21 qershorit duke bredhur Europës për të gjetur fallxhor. Shqipëria organizoi zgjedhje model, të qeta dhe pa probleme që cenonin procesin. Nuk mund të akuzosh as komisionarët dhe numëruesit e djathtë për shitje dhe blerje, pasi qendrat e votimit u mbyllin nga të dyja palët kur dielli ende nuk kishte perënduar. Numërimi i votave u bë në praninë e numëruesve dhe vëzhguesve nga të dyja palët dhe ishte i lexueshëm përmes fotografuesve elektronik dhe nuk guxonte kush të manipulonte. E kuptoi se humbja është e thellë, por nuk ke ç’i bënë. Shqiptarët janë të lodhur me politikën tuaj të vjetër dhe e dinë shumë mirë se çfarë përfaqësoni ju si parti. Shqiptarët iu dhanë shansin historik që ta bënit këtë vend, por ky vend u shkatërrua nga politika juaj, u vodh, u grabit, u rrafshua me tokën, u mashtrua me piramida, u vra nga pushteti juaj dhe për të gjitha këtu ju keni humbur besimin dhe mbështetjen. PD si partia e parë opozitare po mpaket, po tkurret dhe elektorati i saj po ikën nga kosherja si bletët në kërkim të një koshereje tjetër. Për inat të fituesve dhe të dyshes së artikuluar Rama & Meta, ju nuk mund të hidhni baltë mbi procesin e qetë zgjedhor. Përmirësime ka dhe duhen bërë vazhdimisht, pasi nuk ka përsosmëri në këto procese, por përmirësime të vazhdueshme. Tani fituesve u takon të tregojnë se si do ta ndryshojnë situatën e jetës komunitare në bashkitë ku fituan me shumicë. Eksperienca nuk u mungon, po të kemi parasysh se kanë në krye të Qeverisë kryebashkiakun më të mirë të botës shpallur në vitin 2004, sot Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Kanë në krye të ASHE, binomin e progresit Rama & Meta si garancia më e madhe e këtij vendi në rrugët e tij të zhvillimeve europiane. Shqipëria ka shansin më të madh që të bëhet një shtet modern i zhvilluar, ku sfidat e mëdha të punësimit, të luftës kundër krimit dhe korrupsionit, të reformave të mëdha, sidomos asaj në drejtësi, janë sfida që duhen fituar dhe do të fitohen me besim dhe punë.
Sigal